Eksperimenti Pitesti

Policia sekrete rumune Securitate ka kaluar nëpër faza të ndryshme dhune. Kulmin e saj  dhuna e arriti midis viteve 1949-1952, me eksperimentin Pitesti: Të burgosurit politikë pas humbjes së qëllimshme të personalitetit duhej të transformoheshin në komuniste.

Markus Bauer (NZZ, 1 korrik 2011)

Ai ishte studenti më rrezatues i letërsisë në Timishuara dhe me një pastërti të skajshme të shpirtit. Sipas opinionit të profesorëve dhe kolegëve të tij, ai ishte një shembull i pazakontë i një esteti spiritual, i ndjeshëm dhe i lexuar (recitonte përmendësh vargje nga St. John Perse). Pasi iu nënshtrua eksperimentit Pitesti ai u shndërrua në torturuesin më të pamëshirshëm të miqve të tij të hershëm dhe më pas u dënua me vdekje. Autori i njohur rumun në mërgim, Virgil Ierunca, nuk e tregon emrin e këtij të burgosuri në librin e tij klasik për skenarin e torturave të Pitesti-t.

Një rregjim terrori traumatizues

Në shembullin tjetër tregohet edhe emri: Costache Oprisan ishte gjithashtu një student i shkëlqyer, i lavdëruar shumë si prej profesorëve të tij ashtu edhe prej filozofit Lucian Blaga, dhe një njeri me shume talente: ishte një matematikan, filozof e poet i talentuar. Në janar të 1941-shit, ai, si udhëheqës i organizatës „Vëllezërit e kryqit“, një organizatë rumune që bënte pjesë në legjionin fashist dhe antisemit „Engjëlli Michael“, pas dështimit të rezistencës kundër diktaturës së mareshallit Antonescu, u arratis në Gjermaninë hitleriane. Thuhet se e kanë zbuluar gjatë leksioneve të Heidegger-it dhe, ashtu si shumë legjionerë të tjerë të arratisur në Gjermani, përfundoi në kampin e përqëndrimit Buchenwald. Pas luftës, ai shkoi me një grup në Rumani për të luftuar komunizmin dhe u arrestua. Pas torturave çnjerëzore në Pitesti, ai hoqi dorë nga rezistenca dhe filloi të torturonte pasuesit e tij më të rinj që e adhuronin.

Autori Ierunca e fillon përshkrimin e „fenomenit Pitesti“ me historinë e dy studentëve, të cilët e patën njohur njeri-tjetrin në Iasi dhe që u ritakuan në burgun e Suceava-s. Eugen Turcanu kishte studiuar juridik dhe e konsideronin si jashtëzakonisht inteligjent e ambicioz. Mbas luftës ai bëri një karrierë si anëtar i Partisë komuniste dhe spiun.

Alexandru Bogdanovici kishte qenë gjithashtu aktiv në lëvizjen legjionare, aktivitet që e shpuri mbrapa mureve të burgut të vjetër të Suceava-s. Aty, ai filloi me eksperimente pedagogjike „riedukimin“ e të burgosurve të rinj. Në grupe lexoheshin tekste marksiste që kritikonin rendin e mëparshëm shoqëror, me qëllim që të rinjtë të bëheshin komunistë. Turcanu këtë e bënte me kolegët e tij të shkollës në një kohë kur riedukimi ishte akoma i padhunshëm, por, në mirëkuptim me drejtuesit e burgut (dhe me instanca më të larta) ai krijoi, me rreth njëzetë të burgosur, grupin eksluziv ODCC (Organizata e të burgosurve me bindje komuniste), grup që do të shënonte fillesat e eksperimentit Pitesti.

Burgu i Pitestit, një qytet rreth 120 km larg Bukureshtit, ndodhej jashtë qytetit dhe ulërimat e të torturuarve nuk i dëgjonte askush tjetër përveç të pranishmëve. Pasi mbërritën aty në dhjetor të 1949-tës,  Turcanu dhe ndihmësat e tij, me qëllimin e „riedukimit“ apo „demaskimit“, filluan të aplikonin një regjim terrori, që nëpërmjet lavazhit të trurit me metodat më brutale, i zbrazte të rinjtë prej bindjeve që kishin dhe i shndërronte ata në xhelatë. Salla „Qelia 4-Spital“, e cila mund të zinte rreth njëqind të burgosur, u shndërrua në sinonim të „eksperimentit“. Aty të rinjtë torturoheshin deri sa zbrazeshin nga identiteti i tyre, aq sa humbisnin brenda pak ditëve dhe javëve konceptin e kohës, hapësirës, kujtesës, personalitetit, besimit e shpresës dhe nën urdhër torturonin të tjerët me po të njëjtin brutalitet.

Një i riedukuar tregonte: „Costache Oprisan ishte gati një kadaver. E shtrinë në një shtrat, Priscaru ia lidhi këmbët me një litar, na thirri të tjerët dhe mua e na urdhëroi që ta gjuanim. Më dhanë një kërbaç në dorë. Nuk mendova asgjë: qëllova. Nuk ishte kërcënimi që më bënte të gjuaja, por çoroditja. Gjuajta njeriun që vlerësoja më shumë, mikun tim, mjeshtrin tim, vëllain tim: njeriun, për të cilin isha gati të vdisja.“ Përveç gjuajtjeve deri në humbjen e vetëdijes, vështirësive të skajshme fizike apo ngrënien e jashtëqitjeve, aplikoheshin edhe skena seksuale blasfemike që synonin t’i zbraznin studentët, të cilët ishin gati të gjithë besimtarë, nga besimi i tyre i krishterë. Konkurrentin e tij të mundshëm Bogdanovici-n, Turcanu e torturoi me dorën e tij deri në vdekje.

Duar të padukshme

Meqë për të burgosurit vetëvrasja ishte e vetmja rrugëdalje nga vuajtja e pafund, Eugen Turcanu dhe ndihmësat e tij kujdeseshin që kjo mundësi të mos u jepej: vetëm tre të burgosur mundën të vetëvriten. Numri i të vdekurve gjatë torturave për periudhën trevjeçare kur zgjati eksperimenti ishte rreth tridhjetë, kurse i të traumatizuarve tek  njëmijë të burgosur.

Me transferimin e disa prej të transformuarve „njerëz të rinj“ në burgje të tjera, si edhe në kampin e Kanaleve-Danub-Deti i zi, filloi edhe atje „demaskimi“ i të burgosurve. Në të njëjtën kohë lajmi për atë se ç’ndodhte në Pitesti filloi të përhapej nën zë në gulagin rumun. „Ruhuni prej studentëve si prej djallit. Sidomos kur ju afrohen si miq. Ata kanë bërë maskarallëqe të paimagjinueshme, e disa vazhdojnë akoma t’i bëjnë“, kishte dëgjuar të pëshpëriste një kronist i ngjarjeve një të burgosur, pa kuptuar fillimisht asgjë. Të burgosurit në Mari-Ocnele, pas torturave të para, ishin rebeluar duke kërcënuar me vetëvrasje kolektive. Përhapja e „riedukimit“ po përgatiste kështu edhe fundin e „eksprimentit“. Ndërsa Turcanu, duke u bazuar tek shërbimi i tij, besonte për një karrierë në Securitate, u përgatit një proces, gjatë të cilit çdo gjë që kishte ndodhur u paraqit si një komplot i organizuar nga legjionerët e ardhur nga jashtë. Turcanu dhe bashkëpunëtorët e tij u dënuan në 1954-ën me vdekje. Organizatorët e vërtetë në udhëheqjen e Securitate-s dhe në Ministrinë e brendshme mbetën të patrazuar.

Gjatë përpjekjeve për të stabilizuar regjimin komunist në vitet gjashtëdhjetë, u shfaqën metoda të reja dhe të tjerë mbështetës të detyrimit për t’u përshtatur. Por ankthi i përsëritjes së „eksperimentit Pitesti“ ia lehtësoi Securitate-s mjeshtërinë e nënshtrimit.

Dokumentaristi rumun Nicolae Margineanu, duke u bazuar në idenë e historianit Alin Muresanu, ka filmuar një seri intervistash me të mbijetuarit e fundit të Pitestit në filmin dokumentar „Demascarea“.  Filmi mund të gjendet si DVD.

Posted in Përkthime, Të përzgjedhura nga shtypi botëror, Terrorizmi | Tagged | Leave a comment

Luftë në gjirin e islamit

Jean-Luc Racine (drejtues kërkimesh në Qendrën Kombëtare të Kërkimit Shkencor (CNRS), Qendra e Studimeve për Indinë dhe Azinë e Jugut në Shkollën e Studimeve të Larta në Shkencat Sociale (EHESS). Artikulli botuar në Le Monde Diplomatique – Qershor 2011)

Korrik 2007. Ushtria pakistaneze ndërmerr një sulm në Xhaminë e Kuqe, vend strehimi për islamistët integristë. Disa muaj më vonë, në zonat tribale përbashkohet një lëvizje e talibanëve pakistanezë, Tehrit-e-Taliban Pakistan. Politika ambige e presidentit të atëhershëm, gjeneralit Pervez Musharraf, shënjestër e atentateve që nga 2003-shi, bëri të kthehet kundër pushtetit një pjesë e milicëve islamistë të përdorur nga shërbimet speciale të ushtrisë. Disa prej tyre kënaqen me denoncimin zyrtar të xhihadit meqënëse grupe të tjerë të ndaluar mund të riformohen nën emra të tjerë. Disa rebelohen kundër një aparati shtetëror që dialogon me Indinë që nga 2004-a, dhe që nënshkruan “luftën kundër terrorit” të udhëhequr nga Shetet e Bashkuara në Afganistan që nga 2001-shi. Regjimi i ka dorëzuar amerikanëve një numër të përgjegjësve të lartë të Al-Kaedës, por jo drejtuesit e saj.

Pakistani e paguan gjithnjë e më shtrenjtë strategjinë e tij të instrumentalizimit të grupeve islamiste të armatosura të cilët i krijoi ose i mbështeti gjatë 30 viteve në shërbim të një politike rajonale të fortë aktive: muxhahidinët avganë antisovjetikë; kashmirasit[1] kryengritës të grupit Hizbul-Muxhahidin; xhihadistët pakistanezë të Lashkare-Taiba të infiltruar në Kashmir duke kryer atentate terroriste në qytetet indiane; talibanë të formuar nëpër medrese për të rimarrë në dorë Afganistanin.

Ka kohë që lufta në gjirin e islamit pakistanez nxjerr në pah “konfliktet sektare”: gjatë viteve 2000 ekstremistët sunitë të Lashkar-e-Xhangvi dhe të Sipah-e-Sahaba Pakistan theksojnë sulmet e tyre kundër vendeve të kultit shiit, që sipas disave kanë përfituar nga paratë e ajatollahëve  pas revolucionit iranian të 1979-ës. Shumë shpejt ngërthehet një cikël i ri. Radikalizimi sunit u tolerua për një kohë të gjatë për arsye strategjike: mjegullnaja ekstremiste dhe luftëtarët e saj i shërbenin politikës së pushtetit kundrejt Indisë dhe Afganistanit. Një pjesë e tij doli jashtë kontrollit: kryengritja në territoret tribale dhe në luginën e Zvatit u përball nga ushtarët në 2009-ën, dhe fushatat e atentateve  vrasëse në qytetet e mëdha shkaktojnë edhe sot e kësaj dite mijëra ta vdekur në vit.

Kalohet në një etapë tjetër kur luftës midis sunitëve dhe shiitëve i shtohet edhe lufta në gjirin e vetë sunizmit mazhoritar. Përçarja vë përballë: nga njëra anë ultrat që nxisin në ekstrem ideologjinë deobandiste[2], e afërt me vehabizmin saudit; promovuar  nga gjenerali president Muhammed Zia ul-Hak gjatë viteve 1980[3], nga ana tjetër islamin popullor, të gjykuar si i “infektuar” përgjatë shekujve nga hinduizmi – një islam sufi që u këndon shenjtëve dhe falet në muzoleumet e tyre.

Me këtë kulturë të dhunës që çliron terrorizmi i Al-Kadedës dhe radikaliteti i talibanëve pakistanezë, këto mauzoleume kthehen në shënjestra: Data Darbar i Lahores, vendi i shenjtë më i rëndësishëm i Pakistanit (dyzet e pesë të vdekur në korrik të 2010-ës); mauzoleumin e Baba Feridit në Penxhab (gjashtë të vdekur në tetor); atë të Abdullah Shah Gazi Baba-së në Peshavar (tre të vdekur në dhjetor); një tjetër në Dera Gazi Kan, pranë zonave tribale (dyzet e një të vdekur në prill 2011) dhe shumë të tjera.

Dhe më në fund etapa e fundit: Ligji që ndëshkon blasfeminë, trashëgimi e kodit të vjetër penal të Indisë britanike të 1980-ës, por që vazhdimisht rëndohet deri në dënimin kapital me vdekje, me amendamentet e viteve 1986 dhe 1991. Pa qënë i aplikuar vërtetësisht ky legjislacion gjithësesi ka gjeneruar një numër abuzimesh. Rasti i znj. Asia Bibi[4] e burgosur në 2010, gjeneroi një numër thirrjesh nga reformatorët pakistanezë që e kanë luftuar këtë ligj[5] – ndër ta guvernatori i Penxhabit Selman Taseer dhe i vetmi ministër i krishterë i qeverisë, Shabaz Bhatti, të dy të vrarë respektivisht në janar dhe në mars të 2011-ës. Vrasësi i Tasser-it, truproja e tij, shumë shpejt u heroizua nga besimtarë të klasës së mesme që duket se në devocionin ekstremist dhe intolerant gjejnë orientimet që rendi social dhe politik nuk ua ofron më. Nuk janë më vetëm deobandët në këtë çështje, por edhe barelvitë[6], që i përmbahen sufizmit. Për liberalët pakistanezë, hapësira publike ngushtohet, ndërsa qeveria dorëzohet para radikalëve.

Pakistani, shpesh në fillim i prezantuar si toka e premtuar e muslimanëve të nënkontinentit indian, duhej të ishte në sytë e themeluesit të tij, Muhammed Ali Xhinnah, një shtet demokratik dhe tolerant. Shumë shpejt islami u kthye ne referencë themeluese; rezoluta e 1949-ës, votuar nga asambleja kushtetuese proklamon: “Sovraniteti mbi tërë universin është në duart e Allahut të Vetëm dhe të Gjithë-pushtetshëm, që ia ka deleguar autoritetin e tij shtetit të Pakistanit”.

Por çështja gjithmonë ambige e marrëdhënies së islamit me kombin dhe verbëria gjeopolitike që promovon xhihadin ndërkufitar, pa u thelluar në mendim kanë mbjellë farat e fitnes – gabimet devijante që shkatërrojnë e sjellin kaos, që  trondisin bashkësinë e besimtarëve[7]. Lufta që nga ky moment i vë bombën vetë kombit. Islami, që e quajnë bashkues të vendit, fillon ta përçajë atë. Këtu gjithashtu ka një paradigmë që duhet ndryshuar.

[1] Kashmiri megjithëse nën administrimin e Pakistanit, pretendohet si territor nga India (shën i përk).

[2] Selefizmi ka bërë të lindin shumë familje si psh: Vehabizmi, Vëllezërit Muslimanë, Deobandët. Edhe në rradhët e vetë këtyre janë prodhuar strategji të ndryshme, grupe të ndryshme, sipas gjeneratave të ndryshme dhe disidencave të mundshme (shën i përk).

[3] Muhammed Zia ul-Hak (1924-1988) ishte krye-gjeneral i ushtrisë tokësore, para se të merrte pushtetin me një grusht shteti në shtator të 1978-ës. Lindur në Indi në vitet 1880, ideologjia deobandiste pakistaneze predikon një islam besnik ndaj origjinës, të pastruar nga influencat kulturore indiane. Më radikale se në Indi, kjo rrymë ka konverguar me ideologjinë e vehabizmit, shfaqur në shekullin XVIII në Arabinë Saudite dhe e përhapur në Pakistan përmes xhihadistëve të ardhur nga bota arabe për t’iu bashkuar luftës anti-sovjetike në Afganistan.

[4] Kjo grua e re u burgos pas grindjes që pati me një nga fqinjet e saj.

[5] Asia Bibi mori dënimin kapital sepse kishte krahasuar Krishtin me Muhammedin (Shën i përk)

[6] Lëvizje suniste, që origjinën e ka në Indi, e që kundër kriticizmit të lëvizjeve reformiste ,mbronte tradita dhe rite tradicionale që i asocioheshin një lloj islami popullor sufi (shën i përk).

[7] Gilles Kepel, Fitna. Guerre au coeur de l’Islam. Gallimard, Paris, 2007.

Posted in Përkthime, Religjion, Të përzgjedhura nga shtypi botëror, Terrorizmi | Tagged , , , | Leave a comment

Terrorizmi dhe Brigadat e Kuqe: Intervistë me Adriana Farada

Adriana Faranda, 60 vjeçe, ishte pjesëtare e grupit të Brigadave të Kuqe, që në vitin 1978 vrau Aldo Moron, një politikan i Partisë Social-Demokrate italiane, profesor i së drejtës në Universitetin e Barit dhe disa herë ministër. Mbas vrasjes së Moros, Faranda, e cila ishte kundër, u largua nga Brigadat e Kuqe. Mbas 15 vitesh në burg, ajo është sot autore librash, piktore, jeton në  afërsi të Romës dhe kujdeset për mbesën e saj trevjeçare. Intervista është marrë nga Walter de Gregorio dhe është botuar në revistën  zvicerane „Das  Magazin“ në numrat 13 – 17 të vitit 2011.

 

Gjatë një sherri, i keni vënë të dashurit tuaj pistoletën në tëmth. A ishte diçka normale kjo në Brigadat e Kuqe?

Nuk doja ta qëlloja, ishte një provokim.

Kështu iu duk edhe të dashurit tuaj?

Valerio Moruccio, i dashuri im i atëhershëm, ishte gjithashtu anëtar i Brigadave të Kuqe. Jetonim në ilegalitet dhe marrëdhënien tonë e jetonim kryesisht në takime klandestine. Më kishte pushtuar ndjesia se ai do e përdorte politikën si alibi për të çvlerësuar lidhjen tonë. Çdo gjë tjetër i dukej më e rëndësishme sesa dashuria jonë. Nxora pistoletën dhe ia drejtova sepse mendova që kjo ishte e vetmja gjuhë që ai mund të kuptonte ende. Sikur qoftë edhe vetëm për arsye sigurie nuk do ta kisha vrarë, nëse më lejohet ta them kështu. Ndodheshim në makinë, në mes të Romës, do na kishin zbuluar të dyve.

Vetëm për arsye sigurie?

Ishte një gjest instiktiv, që tregon se sa shumë i kishim kapërcyer kufijtë. Jetonim në një botë tonën, me rregullat tona; ishim gjithmonë të armatosur, sepse besonim që dhuna ishte një argument konkret në luftën për një shoqëri më të mirë. Po e them përpara se të më pyesni: Natyrisht që kjo është absurde, por atëherë, në vitet ´70, ishim të bindur që problemet tek e fundit zgjidhen edhe me armë. Sidoqë kjo mund të tingëllojë paradoksale, por ne dëshironim një jetë më të mirë, për veten, për të gjithë.

Dhe ju ishit e bindur që në këtë lëvizje duhet të kishte vend edhe për një lidhje, edhe për dashurinë e madhe që për ju ishte Morucci?

Them se kjo lidhje ishte spiranca e fundit që na mbante të lidhur me jetën reale. Prandaj dhe unë u tërbova atë mbrëmje në makinë kur Antonio përsëri e përsëri donte të fliste për politikë. Ishte treguesi që edhe kjo spirancë e fundit ishte ngritur. Po shkonim drejt fundit të sigurt.

Armët, thuhej se mes të tjerësh, ua dërgonte edhe Ghadhafi. Është e vërtetë?

Nëse Libia do të na kishte dërguar armë nuk do të kishim qenë të detyruar të kapnim pengje e të kerkonim para për lirimin e tyre apo të grabitnim banka. Jo, Ghadhafi nuk na ka dhuruar as edhe një fishek të vetëm, çdo gjë e kemi financuar vetë. Madje armë kemi blerë edhe në Zvicër, fare legalisht; ose grabisnim depot e ushtrisë. Politika jonë ishte thjesht destruktive. Kohë për të menduar për një shoqëri të re nuk kishin fare, sepse ishim shumë të zënë me shkatërrimin e shoqërisë së vjetër.

A është terrorizmi modern i krahasueshëm me atë të viteve shtatëdhjetë?

Nuk shoh paralele. Ne nuk do kishim vënë kurrë bomba dhe as nuk do kishim rrezikuar jetën e njerëzve të thjeshtë, siç bën psh. terrorizmi i islamisteve radikale i motivuar nga besimi fetar. Apo siç bënte terrorizmi shtetëror në Itali gjatë së ashtëquajturës „strategjia e tensionit“. Po përmend këtu bombardimin në Piazza Fontana apo atentatin në stacionin e trenit të Bolognës. Sulmet me bomba i përçmonim edhe sepse i konsideronim si metoda të terrorizmit të djathtë. Krijimi i panikut duke përdorur viktimat te pafajshme – kjo është alibia perfekte për çdo shtet për të vendosur masa totalitare. Kurse ne ëndërronim komplet të kundërtën.

Ju dhe Morucci njiheshit edhe si një lloj „Bonnie dhe Clyde“. Gjatë procesit tuaj të krijohej përshtypja se ju pëlqente ky imazh.

Kjo histori u krijua nga media. Krahasimi nuk më ka pëlqyer anjëherë sepse, edhe pse ato ishin të gabuara, injoronte bindjet tona politike. Ne nuk ishim thjesht dy grabitës bankash. Ne ishim shumë më tepër se kaq.

Vajza juaj ishte gjashtë vjeç kur vendosët të kalonit në ilegalitet, duke këputur përfundimisht lidhjen tuaj me të. Mua kjo më duket më e keqe se sa të qëllosh njerëz të panjohur.

Mbas atetantit ndaj Aldo Moros në 1978ën, mua dhe anëtarë të tjerë të Brigadës së Kuqe na futën në listën e njerëzve të këkuar në gjithë botën. Kisha frikë se ime bijë, gjatë ndonjë përplasjeje të armatosur me policinë mund të pësonte ndonjë gjë. Kisha bindjen se ndarja jonë nuk do zgjaste shumë. Në botën që ne të Brigadave të Kuqe kishim ndërtuar së bashku ishim të bindur se gjendeshim shumë afër fundit. Apo më mirë, përpara fillimit të një epoke të re. Lufta e klasave kishte arritur në stadin e fundit dhe revolucioni ishte shumë pranë fitores. Kështu mendonim, kjo ishte atmosfera politike. Jemi në fundin e viteve shtatëdhjetë.

Po ju pyes si nënën e një vajze që atëkohë ishte e vogël, dhe jo si një brigadkuqëse: fëmija juaj ishte vetëm gjashtë vjeç!

Kur dola në liri, pas arrestimit dhe burgimit tim të gjatë, Alexandra ishte 22 vjeç. Që t’i përgjigjem pyetjes suaj: Jo, nuk ja vlejti, për asgjë! Edhe pse vendimi politik ishte tërësisht i imi, nuk arrita asnjëherë të ngushëllohesha nga ideja se ia kisha sakrifikuar time bijë luftës revolucionare. Por diçka të tillë nuk mund ta pohoja, sepse do të ishte cilësuar si shenjë dobësie –prej meje, së pari. Thjesht fakti që gjithmonë pranë armëve, municionit dhe pasaportave të falsifikuara mbaja edhe një kuti me bojëra, më bënte objekt romuzesh për shokët e mi.

Një kuti me bojëra?

Shokët e mi mendonin se duhet të kisha studiuar art  – dhe jo filozofi. Kjo ishte vetëm një pjesë e së vërtetës. Natyrisht që kur isha e re doja të bëhesha piktore, por në ilegalitet pikturoja jo për veten por vetëm për time bijë. Kisha frikë se mund të më vrisnin. Nuk kisha frikë nga vdekja, por frikë ngaqë sime bije do t’i ngelej prej meje vetëm një imazh, imazhi i një brigadëkuqëse. Prandaj shkruaja vjersha dhe pikturoja për të. Ishte një lloj testamenti.

Më lejoni ta formuloj pyetjen ndryshe: Nëse do të kishit qenë një mikeshë e Adriana Farandës, çfarë do t’i kishit thënë?

Riformulimi nuk e bën përgjigjen më të lehtë. Unë në fakt kisha një mikeshë, e cila provoi të më kthente mendje. Por unë nuk isha e gatshme të merrja. Ajo nuk arriti ta gjente më gjuhën e përbashkët me mua.

Do kishit uruar që dikush të kishte arritur ta gjente gjuhën me ju?

Po, atëkohë e pata dëshiruar shumë herë, por nuk do ta kisha pohuar kurrë diçka të tillë. Nga lufta jonë varej asgjë më pak sesa vetë fati i njerëzimit.

Ju qeshni edhe vetë me këtë që thatë.

Sepse tingëllon tmerrësisht groteske sot. E gjitha ishte shumë tragjike.

Vajza juaj ka ndërkohë edhe vetë një fëmijë; si gjyshe kujdeseni me shumë dashuri për mbesën tuaj trevjeçare. Çfarë mbizotëron më shumë tek ju: Gëzimi apo trishtimi?

Të dyja njësoj. E shoh si privilegj fakti që mu dha një shans i dytë. Ime bijë nuk i ka pranuar kurrë vendimet e mia politke, por sidoqoftë nuk më ka larguar kurrë.  Duket si paradoks, por kemi qenë gjithmonë shumë pranë njëra-tjetrës. Po kështu edhe me mbesën: më jep një kënaqësi të jashtëzakonshme, por në të njëjtën kohë më çon përsëri e përsëri mbrapa në të kaluarën. Së shpejti do bëhet gjashtë vjeç, po aq sa ç’ishte  Alexandra kur hyra në ilegalitet.

Ajo ditë nuk është larg. A i trëmbeni?

Nuk ia kam drejtuar vetes këtë pyetje.

Po ua drejtoj unë.

Besoj se po.

I keni përshkruar Brigadat e Kuqe njëherë si grupime luftarake të thurrura me dorë – por perceptimi i tyre në publik ishte ndryshe. Flitej për një grup terrorist shumë profesional.

T’ju jap një shembull për këtë: ne kishim planifikuar një sulm kundër një kazerme karabinierësh. Çdo gjë që mund të shkonte mbrapsht, shkoi mbrapsht. Mitralozët u bllokuan dhe ndërsa po përpiqeshim t’ia mbathnim me makinë, njëra nga komandot shpërndau gozhdë në rrugë për të ndaluar ndjekësit tanë.

Si në filmat e vjetër me hajdutë?

Pikërisht. Me ndryshimin që njeriu ynë ishte ulur përpara, përkrah shoferit, kur hidhte gozhdët. Duke shpuar rrotat e mbrapme të makinës së tij. Përveç kësaj, teksa zgjatej jashtë dritares humbi pistoletën. Një katastrofë e vërtetë. Të nesërmen teksa doja të shkruaja komunikatën për shtyp, dëgjova në radio që në atë kazermë karabinierësh kishte fjetur vetë gjenerali Carlo Alberto Dalla Chiesa.

Shefi i antiterrorizmit italian?

Po, pikërisht ai që çoi mbrapa hekurave themeluesit e Brigadës së Kuqe, Renato Curcio dhe Alberto Franceschini – dhe i cili më vonë do të korrte sukses edhe gjatë zbulimit të rastit Aldo Moro. Askush nuk e dinte, se ku flinte gjenerali, në cilën kazermë, në cilin qytet.

Por Brigadat e Kuqe e dinin?

Jo, aspak, nuk e dinim. Ishte thjesht një rastësi, por kur dëgjova në radio lajmin, e ndryshova komunikatën dhe bëmë sikur e dinim. Gazetat spekullonin se kush mund të na kishte dhënë këtë informacion; miti i Brigadave të Kuqe si një grup terroristësh shumë profesionistë ndërtohej mbi histori të tilla.

Shteti nuk ndërrmori asgjë për ta përgenjeshtruar këtë mit, edhe pse shërbimet sekrete i mësonin shumë shpejt rrethanat e vërteta të këtij apo atij aksioni.

Imazhi publik i një grupi terrorist, i cili arrin deri tek sekretet shtetërore ishte shumë i dobishëm për shtetin. Së pari ndihmonte të realizohej miratimi i ligjeve të jashtëzakonshme me justifikimin e sigurisë kombëtare. Ajo që ne kuptuam me vonesë dhe që për ne ishte fatale, ishte përpjekja për të na paraqitur si një grup luftarak të huaj, të financuar nga shërbimi sekret i kushedi se çfarë vendi. Përpiqeshin madje të ndryshonin historinë e krijimit të grupit tonë. Nuk kishin qenë protestat e studentëve dhe pakënaqësia sociale e asaj kohe që kishin çuar në lindjen tonë, por një komplot ndërkombëtar. Qëllimi ishte të shkatërronin lidhjen midis Brigadave të Kuqe dhe klasës punëtore.

Lidhjen me klasën punëtore e shkatërruan vetë Brigadat e Kuqe. Gjatë rrëmbimit të Aldo Moros u vranë pesë truproja – të gjithë rrogëtarë të thjeshtë me familje.

Kjo nuk është e vetmja ngjarje tragjike dhe e gabuar. Por, nëse doni të flisni për rastin Moro, gjatë javëve që vijnë duhet të rrini ulur në këtë tavolinë.

Atëherë më lejoni t’ju bëj këtë pyetje: ju ishit kundër vrasjes së Moros. Pse? Për arsye strategjike apo sepse nuk ishte një lëvizje e mençur politikisht?

Edhe për arsye personale. Aldo Moro ishte 55 ditë në burgun tonë. Gjatë kësaj kohe e njohëm edhe si njeri dhe funksioni i tij kaloi në plan të dytë. Kjo më preku thellësisht. Armiku i klasës mori papritur një fytyrë njerëzore.

Javët e fundit, në Zvicër dhe Itali janë dërguar me postë bomba. Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë anarkistë italianë. A mendoni se po përsëritet historia?

Jo. Shoqëria, shoqëria jonë, nuk ndryshohet me bomba. Këtë do ta kuptojnë edhe atentatorët e sotëm – shpresoj që ta kuptojnë shumë më herët se ne dikur.

Jeni besimtare?

Deri në shkollë të mesme kam ndjekur një shkollë katolike, në shtëpi jam edukuar si katolike, miqtë e mi, i gjithë ambienti rreth meje ka qenë  katolik. Unë vij prej një familje të shtresave te larta, babai im ishte gjykatës në Sicili. Zoti ishte instanca më e lartë për të gjithë ne.

Kur ju braktisi Zoti? Dhe përse?

Pyetja është: Kur e kam braktisur unë atë? Unë nuk besoj që të më ketë braktisur ndonjëherë, përndryshe nuk do të isha këtu tani duke folur me ju. Nuk më kujtohet ndonjë moment në të cilin e kam konstatuar këtë. Besimi im, dikur gjatë protestave të studentëve u zhvendos nga Kisha tek lufta e armatosur. Ideologjitë politike kanë qenë dhe janë një lloj zëvendësuesi të besimit fetar. Ne atëherë e quanim veten kato-komunistë (katolikë dhe komunistë). Ishim të bindur se në botën e përtejme duhet të kishte diçka; metafizika qe pika e vetme e referimit për jetën e mëparshme.

A jeni lutur ndonjëherë si terroriste?

Po, jam lutur, por nuk e di përse. Ndodhte në mënyrë të pandërgjegjshme; papritur e kapja veten duke thënë nje lutje. Për Pashkë, Krishtlindje, por edhe herë të tjera.

A nuk është kjo diçka skicofrene?

Po, është, por nuk është kontradikta e vetme në atë kohë.

Ju donit të martoheshit me shokun tuaj të armëve Valerio – a nuk ishtë kjo diçka tepër borgjeze për një revolucionare.

Unë isha ndërkohë e martuar kur hyra në Brigadat e Kuqe. Në një moment të caktuar pata idenë të martohesha me Valerion. Për një martesë klasike as që bëhej fjalë; do të kishte qenë një ceremoni e thjeshtë, pa magjinë katolike. Ishte një përpjekje për të krijuar një lloj normaliteti në një botë që po na ikte nga kontrolli.

A ishin Brigadat e Kuqe dhe eksperienca juaj me të çka ju shtynë paradoksalisht përsëri tek Zoti?

Në thelb unë besoj që njeriu nuk duhet të flejë në fillim me djallin që të mund të dojë më pas zotin. Njeriu nuk duhet të hyjë në fillim në burg që të mund të vlerësojë më pas lirinë. Por tek unë ndodhi kështu, të paktën përsa i përket lirisë. Arrestimi im ishte çlirim.

Kur u larguat prej Brigadve të Kuqe, kërkoheshit prej policisë por edhe prej shokëve tuaj të dikurshëm, të cilët donin t’ju vrisnin. Cilën nga këto të dyja keni përjetuar më keq?

Them se më i rëndi ka qenë dënimi me vdekje që shokët e mi kishin vendosur për mua, por nuk jam e sigurt, sepse atokohë unë ndihesha si në një dhomë pa oksigjen. Askund nuk gjeja një kordinatë drejt së cilës mund të orientohesha. Kjo ishte ndoshta ndjesia më e keqe.

Ishte dora e Zotit që ju ndihmoi të mos kapeshit për një kohë të gjatë apo ishte thjesht fati?

Policia thjesht nuk na njihte. E them pa shaka: njëherë kishim dalë nëpër Romë me Valerion për shëtitje të maskuar shumë keq – unë kisha prerë e ngjyer flokët, Valerio kishte rruar mustaqet. Tek Piazza Savona futa kokën në një makinë policie dhe bëra sikur doja ndihmë për një adresë. Doja të shihja se si dukesha në foton më të cilën më kërkonin dhe e cila varej në çdo makinë policie. Polici më ktheu përgjigje me mirësjellje, ndërsa unë herë pas herë i hidhja vështrimin fotos: as unë vetë nuk do e kisha njohur veten.

Fjalët e fundit të Aldo Moros në letrën e lamtumirës ishin: Dhe nëse në botën e përtejme do të ketë dritë, atëherë do të jetë një mrekulli.“ Po sikur ta takonit atë atje, në dritë. Çfarë do i thonit?

Nuk e di nëse ai do të donte të fliste me mua. Por, në rast se po, do të kishim shkëmbyer shumë pak fjalë. Besoj, se të çliruar nga rolet që na ndanin këtu poshtë në tokë, ne do të mund të kuptoheshim shumë mirë.

A i jeni nënshtruar ndonjë psikoterapie?

Jo, përse?

Pyes…

Kam qënë 15 vjet në burg. Kaq mjafton si psikoterapi.

Në Zyrih psikoterapia është pjesë e programit javor, si yoga apo kërcimi i barkut për të përparuarit. Kurse ju i shmangeni terapisë. Përse?

Edhe vetë juve ju duket qesharake.

Po, po unë po ju pyes juve.

Midis qelisë së burgut dhe divanit të rehatshëm do kisha zgjedhur divanin. Megjithatë, mendoj se terapia nuk bën për mua. E meqë ra fjala, as yoga.

Çfarë Italie gjetët kur dolët nga burgu, para njëzet vjetësh?

Gjeta një vend që po shpërbëhej dhe ku secili mendon vetëm për vete. Solidariteti për të cilin ne kishim luftuar – edhe pse me pasoja fatale – i ishte dorëzuar një ndividualizmi të sëmurë. Nuk ka më empati.

Pra, Italia që ju latë pas ishte një vend më i mire se ai që gjetët pasi dolët nga burgu?

Absolutisht, po. Të rinjtë, psh. e kanë më të vështire se atëherë, në vitet gjashtëdhjetë apo shtatëdhjetë.

A mos jeni duke zbukuruar të kaluarën?

Ndoshta por jo në këtë rast. Çfarë perspektivash kanë të rinjtë e sotëm? Çfarë? Unë nuk do të doja të isha e re në Italinë e sotme. Ne patëm një rini të mrekullueshme, dhe nëse nuk do kishim bërë gabimet që bëmë, do të kishte qënë përrallore.

A e kanë penguar Brigadat e Kuqe zhvillimin e shoqërisë?

Nuk e besoj. Me luftën e armatosur në zgjodhëm një rrugë të shkurtër që na çoi në qorrsokak.

Po e drejtoj ndryshe pyetjen: A do t’i kishte punët më mirë Italia sot nëse nuk do të kishte pasur Brigada të Kuqe?

Them se po. Edhe pse nuk duhet t’ia faturojmë Brigadave të Kuqe problemet që ka Italia sot. Ne penguam që këto probleme të zgjidheshin. Barazia e të drejtave të grave, psh.: Ne ishim të bindur që fatin e njeriut nuk e përcaktojnë gjinia dhe prejardhja sociale por ne vetë. I takon njeriut që të marrë fatin në duart e tij.

Dhe këtu kemi arrritur prapë tek individualizmi të cilin kritikuat më parë: Secili kujdeset për veten e tij dhe e merr fatin e jetës në duart e veta.

Po, por në interes të komunitetit. Këtë nënkuptoj kur flas për solidaritet dhe empati. Por idetë tona degjeneruan në të kundërtën e tyre. Le të themi, revolucioni seksual: bëhej fjalë që ne të rizotëronim përsëri trupin tonë, bëhej fjalë për lirinë. Ne nuk donim ta shisnim trupin tonë, por ta rifitonim. Ose le të themi, radiot private: ato ishin një instrument i lirisë, kurse sot ato i përkasin komercializimit.

Shoqëria jonë nuk mund të jetë kaq e keqe kur ish anëtarë të Brigadave të Kuqe arrijnë të riintegrohen në të dhe tu ofrohet një shans i dytë. Ju jeni sot piktore.

Kjo është e vërtetë. Por në të njëjtën kohë mendoj se jeta është gjithmonë një fillim i ri. Kush kërkon një shans të dytë e gjen atë.

Nuk mendoni se sot ka nevojë për një revolucion?

Jo, por edhe nëse po: le ta bëjnë të tjerët.

A ju vjen ndonjëherë keq për fatin tuaj?

Ndoshta duhej të kisha takuar një burrë tjetër. Por qëlloi Valerio, i cili kishte të njëjtin budallallëk si edhe unë, mendonte për luftën e armatosur.

Ia keni bërë ndonjëherë këtë akuzë?

Jo, nuk e kam parë kurrë veten si viktimë. Kam bërë shumë gabime për të cilat kam paguar. Por gabimet kanë qenë të miat, jo të të tjerëve. Unë i kam marrë vetë vendimet e mia.

Përktheu: ed

Posted in Intervista, Terrorizmi | Tagged , , , , , | Leave a comment

Xhihadizmi nuk arriti asnjë nga objektivat e tij

Olivier Roy, Le Nouvel Observateur, 5 maj

Le Nouvel Observateur: A do ta ndikojë vdekja e Bin Ladenit islamin politik në botë?

Olivier Roy: Bin Laden nuk ka lidhje me islamin politik, shembull i goditur i të cilit do të ishin regjimi iranian ose Vëllezërit Muslimanë, me të cilët ai nuk kishte marrëdhënie dhe aq më pak aleanca. Al-Kaeda që përmblidhet me fjalën terrorizëm, nuk përfaqëson një opsion politik. Ajo ka disi imazhin e anarshistëve të fund-shekullit XIX që, pavarësisht gjithë atentateve të tyre, asnjëherë nuk arritën ta merrnin pushtetin. Për më tepër vlen përkufizimi që u bëri Lenini: Ata nuk përfaqësonin një lëvizje të masave.

Le Nouvel Observateur: Ju ishit ndër të parët që deklaruat se islami politik «ka vdekur» si alternativë politike dhe… ja ku patëm pas kësaj 11 shtatorin 2001.

Olivier Roy: 11 Shtatori është saktësisht pasojë e disfatës së islamit politik, pikërisht si grupi Baader-Meinhof është pasojë e disfatës së Majit 1968. Në fillim ka vërtetë një lëvizje të madhe politike masash. Por ajo ngec, gjë që shtyn një grup të vogël të radikalizuar të braktisë veprimin e masave dhe të lançohet në një strategji terroriste  pa përfundime politike.

Le Nouvel Observateur: Në të kundërt të Fraksionit Ushtria e Kuqe, Bin Laden ia doli të paktën gjatë një kohe të kishte një lloj përkrahje në botën muslimane.

Olivier Roy: Mbase në planin “simbolik”. Por praktikisht, xhihadizmi mbeti marxhinal në botën muslimane, ku nuk mundi të ngulej. Ai u dëbua nga Iraku prej irakenëve, ai u zbraps në Avganistan dhe mund të thuhet se askund nuk ka një bazë. Në fakt, nuk është tjetër vetëm se një bandë rebelësh në kërkim të një kauze, heronj të BD, që bëjnë “bau bau” para se t’ia mbathin. Fakti se amerikanët ia kanë dalë që ta gjejnë Bin Ladenin provon për më tepër se organizata, në humbje të gjallërisë e duke iu marrë fryma, e kishte të pamundur të siguronte sigurinë e shefit të saj. Duket sikur Bin Laden ishte rrasur së fundmi në këtë cep të Pakistanit dhe se nuk mund të qarkullonte më.

Le Nouvel Observateur: Xhihadistat gjithësesi kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe mund të shkaktojnë akoma.

Olivier Roy: E sigurtë që po. Ata janë të aftë të vendosin bomba dhe të botojnë komunikata. Duke qenë se amerikanët e zhdukën trupin e Bin Ladenit, mbase ka gjasa të përjetojmë një valë tjetër atentatesh që synojnë të “provojnë” se ai nuk ka vdekur. Nëse atentati i Marakeshit do të kishte ndodhur sot dhe jo të enjten e kaluar, do prireshim t’ia atribuonim kësaj.

Le Nouvel Observateur: Cila është prognoza juaj mbi evolucionin e xhihadizmit ndërkombëtar?

Olivier Roy: Nuk arriti asnjë nga objektivat e tij: nuk bëri të tërhiqet asnjë tiran arab – atë që popujt arritën ta bëjnë – as nuk i dëboi izraelitët nga Palestina. Lëvizja, në fakt, është duke u zhdukur që nga 11 Shtatori 2001. Mund të na bëjë akoma të flasim mbi të, mund akoma të shqetësojë Amerikën dhe aletatët e saj, por nuk mund më të jetë në qendër të zhvillimeve në botën islamike.

Le Nouvel Observateur: Dhe Vëllezërit Muslimanë?

Olivier Roy: Do t’u duhet të zgjedhin midis Ergoganit dhe talibanëve. Shihet, për shembull, se Ganuki në Tunizi ka zgjedhur opsionin e parë: ka hequr dorë nga sheriati dhe ka vendosur të luajë lojën e demokracisë. Në Marok, në Kuvajt, në Jordani, prej kohësh janë në rrugën parlamentare. Në Siri, janë nën trazirat e një lëvizje civile që nuk i detyrohet për asgjë xhihadit. Në Egjipt, ka një frakturë midis gjeneratash që është më e dukshme: nëse gardës së vjetër i dhemb “avancimi” i këtyre zhvillimeve, të rinjtë i kanë këmbët ngulur në botën moderne dhe demokratike.

Përktheu: nacionalizmidhedemonëtëtjerë

Posted in Intervista, Përkthime, Religjion, Të përzgjedhura nga shtypi botëror | Tagged , , , | 1 Comment

Bota pas Bin Ladenit

Jean Daniel,  Le Nouvel Observateur, 5 maj 2011

Ata fanatikë që mbollën terrorin në Marakesh, nuk mund as ta mendonin se vetëm dy ditë pas krimit të tyre të shëmtuar, frymëzuesi i tyre suprem, Osama Bin Laden, do të ishte eliminuar me shumë bujë. Le të kujtojmë: gjatë ditëve që pasuan atentatin e 11 shtatorit 2001 kundër Qendrës Botërore të Tregtisë, larg shtangies e hidhërimit ndërkombëtar, kishte vende në botën arabo-islamike ku flamurit amerikan i vu zjarri nën ekzaltimin e triumfit popullor: Ishte marrë haku i poshtërimit sekularist të arabëve nga Perëndimi! Në Tunizi dhe në Kajro kishte pasur thirrje të tilla si: «Rroftë Bin Laden!». Kujt i kujtohet sot kjo? Megjithatë na duhet të kujtohemi, qoftë edhe vetëm për të nënvizuar se, nëse e famshmja «rrugë arabe» e ruan imazhin e një heroi  të luftës kundër «Shejtanit të Madh» amerikan që nga ana e vet ka organizuar me kaq «gjenialitet» – siç do ta kishte shkruar sociologu francez Jean Baudrillard – atentatet me të «pastra» të të gjithë shekujve.

Çfarë ka ndodhur ndërkohë? Së pari, George Bush nuk është më aty. Supozoni në fakt sikur ai të ishte akoma në Shtëpinë e Bardhë. Bota arabo islamike do të ishte e papërmbajtur kundër dhunimit të shtetit sovran të Pakistanit nga një komando amerikane për të bombarduar “vilën-bunker” të Bin Ladenit. Rusët, kinezët dhe edhe indianët do t’u kishin shkuar pas fijes protestimeve të venezuelianëve. Sepse dhembshuria për viktimat e atentatit të 11 shtatorit nuk do ta lehtësonte, tek disa popuj, atë armiqësi të rrënjosur thellë përkundrejt Shteteve të Bashkuara dhe superfuqisë së tyre.

Jo vetëm që George Bush nuk është më aty, por ai u zëvendësua nga një njeri, i cili pak pas ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, u prononcua në Kajro në një diskurs që do të mbetet historik. Ai këshillonte me solemnitet pajtimin mes Shteteve të Bashkuara dhe islamit dhe premtonte se kurrë, përsa i takonte atij, nuk do të merrte iniciativën më të vogël që mund t’i kompromentonte këto raporte. Ky diskurs, i cili përmbante për më tepër një plan paqeje për Lindjen e Afërt që do t’i kishte shmangur izraelitët të gjendeshin sot në një situatë të cilësuar si alarmante, i shënjoi thellësisht shpirtrat. Pavarësisht nga angazhimi i vështirë në Avganistan, pavarësisht marrëdhënieve ambige me Pakistanin, pavarësisht grackës së sotme libiane, Obama bëri gjithçka për të mos mishëruar më arrogancën perëndimore. Por përtej kësaj, ai sapo e ka konfirmuar këtë në diskursin përmes së cilit ai jep lajmin e eliminimit të Bin Ladenit.

Por kjo nuk do të mjaftonte. Shihet se rinia e disa popujve arabë është ngritur kundër tiranëve, si të ishte duke zgjeruar deklaratat e Obamës, pa pyetur nëse revolucioni është anti-perëndimor apo jo, dhe pa e vrarë mendjen nëse reevolucioni do u shërbejë apo jo interesave  amerikane. Kjo rini luftoi dhe lufton për lirinë e saj dhe për dinjitetin e saj pa i quajtur as perëndimore e as islamike këto dy vlera progresiste dhe demokratike. Bin Laden do të jetë gjithnjë e më pak heroi i saj krahasuar me islamistët tunizianë dhe Vëllezërit Muslimanë të Egjiptit, që kanë ndjerë detyrimin për të reformuar pogramet e tyre dhe për t’iu bashkuar parimeve themelore të demokracisë.

Kjo fitore e Obamës përforcon pa dyshim hegjemoninë amerikane, por ajo dobëson gjithashtu në masë të konsiderueshme të gjithë ideologjitë e një islami radikal dhe religjioziteti fanatik. Dhe ajo triumfon mbi dyshimet që ne mund të kemi kundrejt mundësisë për t’i luftuar despotët muslimanë me frikën se kjo luftë mund të shfaqet edhe një herë si një manifestim i imperializmit.

Përktheu: nacionalizmidhedemonëtëtjerë

Posted in Përkthime, Religjion, Të përzgjedhura nga shtypi botëror | Tagged , | Leave a comment

Raporti i OSBE: Post-Election Interim Report 10 – 18 May 2011

INTRODUCTION

On 10 May, the OSCE/ODIHR Election Observation Mission (EOM), together with a delegation from the Congress of Local and Regional Authorities of the Council of Europe, issued a Statement of Preliminary Findings and Conclusions, reflecting their observations through election day and the beginning of the counting process.1 In the post-election period, the OSCE/ODIHR EOM has focused on the observation of the vote count, the aggregation and announcement of results, and the review of complaints and appeals. A limited number of short- term observers extended their stay through 15 May to observe the protracted counting of ballots in Tirana municipality. The OSCE/ODIHR EOM will depart Albania on 24 May but will maintain a small team of experts to continue its observation of the remaining stages of the electoral process, in particular the handling of complaints and appeals by the CEC and the Electoral College.

II. THE POLITICAL ENVIRONMENT

In most regions of the country, the counting of ballots in the 66 Ballot Counting Centres (BCCs) proceeded to its conclusion in a generally transparent manner, albeit at a slow pace. In several cases, defeated mayoral candidates congratulated their victorious opponents. However, the counting process was affected by a high level of mistrust among political parties, which led to disputes, delays and blockages in some BCCs. Political parties frequently intervened in the counting process, directing the activities of their members in election commissions. The media informed the public extensively on the counting process, especially the Tirana mayoral race between former Minister of Interior Lulzim Basha of the Democratic Party (DP) and the incumbent mayor Edi Rama, the leader of the Socialist Party (SP).

As it became apparent that the Tirana mayoral race would be decided by a narrow margin, national attention focused on the counting of votes in the 11 BCCs in Tirana. The counting in these BCCs was frequently delayed by unscheduled breaks, non-appearance of counting team members and other reasons, often politically motivated. The delays increased tension in Tirana, especially given the closeness of the preliminary results.

Following the end of counting at BCCs for mayor of Tirana on 14 May, the preliminary, unofficial results as provided by the CEC to the OSCE/ODIHR EOM gave Mr. Rama 10 more votes than Mr. Basha (124,623 and 124,613 votes, respectively). Mr. Rama declared victory soon after, while Mr. Basha said that he would wait for the official results from the CEC. DP officials, including Prime Minister Sali Berisha, subsequently called on the CEC to consider as valid ballots for the Tirana mayoral race that were found during the counting of ballots for the borough elections (see Election Administration below).2 The SP demanded that the CEC tabulate the results already determined by the Tirana BCCs. At the time of writing, the CEC had not announced official results for the Tirana mayoral race. On 18 May, the CEC began opening some of the ballot boxes for borough elections from some of the Commissions of Electoral Administration Zone (CEAZ) of Tirana to count miscast mayoral ballots. Tensions have increased as the SP protested the CEC’s actions. SP supporters, including many MPs, gathered at the CEC and attempted to force their way into the CEC building. They were held back by police.

III. ELECTION ADMINISTRATION

According to the Electoral Code, CEAZs should issue the Aggregated Table of Results (ATR) by 17:00 hours on the day following election day. This deadline was considered unrealistic by all interlocutors, and no BCC finished the counting by this time. Counting in all BCCs outside Tirana was finished by Friday, 13 May. Counting of ballots for the mayoral election in Tirana BCCs finished on 14 May; counting for Tirana borough elections is continuing in some BCCs at the time of writing.

The start of the vote count was delayed in many places, partly due to the fact that some counting team members in some BCCs were not appointed or trained by the time the count started. In addition, OSCE/ODIHR observers reported that the counting process was at times interrupted due to disputes among CEAZ members, counting team members and/or party observers.3 There were no national-level instructions issued regarding taking breaks during counting, leaving each CEAZ to make its own decisions in this respect. In a few specific cases brought to its attention, the CEC addressed delays by ordering the continuation of the process. However, some CEAZs continued to work at a slow pace, especially in Tirana.

During the counting process, the CEC continued to replace CEAZ and counting team members at the request of parties.4 This was especially noted in Tirana, where the CEC replaced all members of CEAZ 54 and some members of CEAZ 49 on 12 May, and the chairperson of CEAZ 48 and a member of CEAZ 47 on 13 May. The Electoral Code does not require parties to explain the reasons for requesting replacements.

Observers were able to be present in the BCCs without hindrance. During counting, each ballot was recorded by camera and shown immediately on screens to all observers present. However, ballots could not always be seen fully due to their placement under the camera or to being left for insufficient time under the camera. Moreover, observers were not allowed to approach the tables, and it was therefore difficult for them to see whether ballots were placed on the stack of ballots for the corresponding candidate/party or how the voting centre result protocols were filled in. Finally, the consideration of contested ballots by counting teams and CEAZ members could not be seen by observers.

Prior to election day, the CEC established an electronic system for receiving each voting centre’s result protocol from the BCCs. Preliminary results were displayed at the CEC premises and on the CEC website as they were entered in the data system. The preliminary results were available by municipality or commune for each race. Contrary to practice in previous elections, the public display of preliminary results did not include a breakdown by voting centre. Political parties were nevertheless able to obtain this information from the CEC upon request, as was the OSCE/ODIHR EOM. At the time of writing, the CEC had still not included on its website the results of the last counted ballot box for mayor in Tirana, and the website showed Mr. Basha as leading the race.

After all 11 Tirana CEAZs have submitted the ATRs for the Tirana mayoral and council elections, the CEC has 48 hours to verify the documents and announce the results for the Tirana municipality elections.6 All ATRs were received by 16 May, although the ATR for CEAZ 49 had not been approved by the majority of its members (the majority being held by the governing parties in this case). The Chairperson of CEAZ 49 claimed that there were irregularities in the ATR (which were not specified to the OSCE/ODIHR EOM). At the time of writing, the CEC had not taken a decision on this ATR. The SP requested that the CEC take a decision regarding the ATR for CEAZ 49 and that the CEC consequently determine the results of the Tirana mayor and council elections based on the 11 ATRs.

At the same time, as counting continued for the ballot boxes for the Tirana borough elections, DP officials called for ballots for Tirana mayor found in these boxes to be counted as valid for the Tirana mayoral race, on the grounds that the will of the voter was clear. SP strongly disagreed, stating that ballots found in the wrong ballot box had been systematically considered invalid up to that point.

The Electoral Code does not directly regulate the validity of ballots found in a ballot box other than the one corresponding to the type of election for that ballot. Nor does it provide any procedure for reconciling ballots found in other boxes. There was no CEC decision or instruction regarding this issue prior to election day, nor did the CEC-approved counting manual address the issue, even though miscast ballots were an issue in previous local elections. Counting team members were apparently trained to consider any such ballots as invalid, and miscast ballots were considered invalid in Tirana through the conclusion of counting for the Tirana mayoral race on 14 May.

On 17 May, three days after the conclusion of counting for the Tirana mayoral race in the last Tirana BCC, the CEC chairperson proposed a draft decision according to which ballots cast in the wrong box would be considered valid and would be counted by the CEC itself.7 This count would only be for ballots found in the wrong box which had been contested at BCC level. According to the CEC chairperson, the draft decision was proposed due to requests received from the DP and SMI-nominated members of seven Tirana CEAZs regarding 60 ballot boxes.

The opposition-appointed members disagreed with the proposal, stating that the CEC had no right to count ballots and could only open ballot boxes based on appeals of a decision on the official results. They proposed instead that the CEC tabulate the results in the ATRs received from the BCCs. The CEC session where the draft decision was to be discussed was disrupted by SP MPs, and the session was postponed before a vote could be held.

On 18 May, after voting on a decision “in principle” (by a 4-3 vote), although no final decision was adopted, the CEC began to open the 60 ballot boxes identified in the requests and to count ballots found for Tirana mayor and council elections. The legal basis for opening the ballot boxes was unclear to the OSCE/ODIHR EOM. The opposition-nominated members of the CEC left the session. The ballots counted by the CEC from 20 ballot boxes at the session on 18 May found 60 ballots for the Tirana mayoral race, 46 for Mr. Basha and 14 for Mr. Rama.

IV. COMPLAINTS AND APPEALS

Up to 17 May, 93 complaints were submitted to the CEC regarding the ATRs for mayor and council races throughout the country. These include some 40 requests for invalidation of results in several VCs. For the most part, complaints have been made regarding alleged irregularities during the counting process, in particular the evaluation of the validity of ballots and the attribution of votes to parties. Some complaints have also been received regarding allegations of irregularities during voting.

The CEC has accepted approximately 80 complaints for examination, while dismissing 10 on procedural grounds, mainly with regard to the legal standing of the plaintiff.8 The other complaints were returned for more information. The CEC has reviewed so far only 13 of the post-election complaints accepted for examination. Some of these have been dismissed, while a few are still pending. The process of reviewing complaints has at the time of writing been effectively suspended, due to lengthy discussions in the CEC about the Tirana mayoral race.

Posted in Uncategorized | Leave a comment

“Kombi” si një konstruksion ambivalent: disa përkufizime mbi “Kombin”

nga Homi K. Bhabha

Marrë nga “Introduction: narrating the nation” nga Homi K. Bhabha, në Nation and Narration, ed. Homi K. Bhabha (New York: Routledge and Keegan Paul, 1990) përzgjedhur nga Randy Bass, Profesor i asocuar i Anglishtes, Georgetown University]
http://www.postcolonialweb.org/poldiscourse/bhabha/nationconstr.html

Kombet, si narrativë, e humbin origjinën e tyre në mitet e kohës dhe i realizojnë plotësisht horizontet e tyre vetëm në sytë e mendjes. Ky imazh i kombit – ose ky narracion pra – mund të duket pamundësisht romantik dhe gjerësisht metaforik, por është pikërisht prej këtyre traditave të mendimit politik dhe të gjuhës letrare që kombi merr jetë si një ide historike e fuqishme në perëndim. Një ide, detyra kulturore e të cilës gjendet në unitetin e pamundur të kombit si forcë simbolike. Duke thënë këtë, nuk duam të mohojmë përpjekjen e diskurseve nacionaliste për të prodhuar me këmbëngulje idenë e kombit si një narrativë të vazhdueshme të progresit kombëtar, narcisizmin e vetë-gjenerimit, të tashmen e lashtë të Volkut – popullit. …
Ato që unë dua të theksoj në këtë imazh të gjerë dhe liminal të kombit, me të cilin e nisa punimin, janë: ambivalenca e veçantë që e gjuan idenë e kombit, gjuha e atyre që e shkruajnë atë, dhe jetët e atyre që e jetojnë atë. Kjo është një ambivalencë që lind prej rritjes së vetëdijes se, pavarësisht prej sigurisë me të cilën historianët flasin për “origjinën” e kombit si një shenjë e “modernitetit” të shoqërisë, përkohëshmëria kulturore e kombit skalit një realitet shoqëror goxha më tranzicional.
Benedict Andersoni (në librin e tij Imagined Communities) e shpreh lindjen ambivalente të kombit me një qartësi të veçantë:
Shekulli i Iluminizmit, i sekularizmit racionalist, solli me vete një errësirë moderne… (Fare pak) gjëra i përshtateshin (i përshtaten) këtij qëllimi më mirë sesa ideja e kombit. Nëse komb-shtetet konsiderohen gjerësisht si “të reja” dhe “historike”, komb-shtetet të cilëve ata u japin shprehje politike gjithnjë gjenerohen nga një e kaluar prej kohërave që nuk mbahen mend dhe … rrëshqasin drejt një të ardhmeje pa kufinj. Ajo që unë po propozoj këtu, është se Nacionalizmi duhet kuptuar duke e rreshtuar atë jo me ideologji politike që gjenerohen dhe mbahen me vetëdije, por me sisteme kulturore pararendëse prej të cilave – por edhe kundër të cilave – ai erdhi në jetë.
“Ardhja në jetë – Qenie” e kombit si një sistem i domethënies kulturore, si përfaqësim i jetës shoqërore më shumë sesa si një disiplinë e politikave shoqërore, thekson këtë jo-stabilitet të dijes… Në vështrimin e Hannah Arendtit, shoqëria e kombit në botën moderne është “ai areal çuditërisht hibrid, ku interesat private marrin domethënie publike” dhe ku dy arealet rrjedhin parreshtur dhe në mënyrë të pasigurtë brenda njëri – tjetrit sikurse “valët në rrymën e pafundë të vetë procesit të jetës”. Akoma më pak i sigurtë është Tom Narin, që e quan kombin “Janusi modern”, kur thotë se “zhvillimi i pabarabartë” i kapitalizmit shenjon si progresin, ashtu edhe regresin, si racionalitetin, ashtu edhe irracionalitetin politik, në vetë kodin gjenetik të kombit. Ky është një fakt strukturor, ndaj të cilit nuk ka përjashtime dhe “në këtë kuptim është një deklarim ose pohim ekzakt (jo retorik) mbi nacionalizmin të thuash se ai është nga natyra ambivalent”. (m.b)

© nacionalizmidhedemonetetjere

Posted in Nacionalizmi, Përkthime | Tagged , , | Leave a comment