Bota pas Bin Ladenit

Jean Daniel,  Le Nouvel Observateur, 5 maj 2011

Ata fanatikë që mbollën terrorin në Marakesh, nuk mund as ta mendonin se vetëm dy ditë pas krimit të tyre të shëmtuar, frymëzuesi i tyre suprem, Osama Bin Laden, do të ishte eliminuar me shumë bujë. Le të kujtojmë: gjatë ditëve që pasuan atentatin e 11 shtatorit 2001 kundër Qendrës Botërore të Tregtisë, larg shtangies e hidhërimit ndërkombëtar, kishte vende në botën arabo-islamike ku flamurit amerikan i vu zjarri nën ekzaltimin e triumfit popullor: Ishte marrë haku i poshtërimit sekularist të arabëve nga Perëndimi! Në Tunizi dhe në Kajro kishte pasur thirrje të tilla si: «Rroftë Bin Laden!». Kujt i kujtohet sot kjo? Megjithatë na duhet të kujtohemi, qoftë edhe vetëm për të nënvizuar se, nëse e famshmja «rrugë arabe» e ruan imazhin e një heroi  të luftës kundër «Shejtanit të Madh» amerikan që nga ana e vet ka organizuar me kaq «gjenialitet» – siç do ta kishte shkruar sociologu francez Jean Baudrillard – atentatet me të «pastra» të të gjithë shekujve.

Çfarë ka ndodhur ndërkohë? Së pari, George Bush nuk është më aty. Supozoni në fakt sikur ai të ishte akoma në Shtëpinë e Bardhë. Bota arabo islamike do të ishte e papërmbajtur kundër dhunimit të shtetit sovran të Pakistanit nga një komando amerikane për të bombarduar “vilën-bunker” të Bin Ladenit. Rusët, kinezët dhe edhe indianët do t’u kishin shkuar pas fijes protestimeve të venezuelianëve. Sepse dhembshuria për viktimat e atentatit të 11 shtatorit nuk do ta lehtësonte, tek disa popuj, atë armiqësi të rrënjosur thellë përkundrejt Shteteve të Bashkuara dhe superfuqisë së tyre.

Jo vetëm që George Bush nuk është më aty, por ai u zëvendësua nga një njeri, i cili pak pas ardhjes së tij në Shtëpinë e Bardhë, u prononcua në Kajro në një diskurs që do të mbetet historik. Ai këshillonte me solemnitet pajtimin mes Shteteve të Bashkuara dhe islamit dhe premtonte se kurrë, përsa i takonte atij, nuk do të merrte iniciativën më të vogël që mund t’i kompromentonte këto raporte. Ky diskurs, i cili përmbante për më tepër një plan paqeje për Lindjen e Afërt që do t’i kishte shmangur izraelitët të gjendeshin sot në një situatë të cilësuar si alarmante, i shënjoi thellësisht shpirtrat. Pavarësisht nga angazhimi i vështirë në Avganistan, pavarësisht marrëdhënieve ambige me Pakistanin, pavarësisht grackës së sotme libiane, Obama bëri gjithçka për të mos mishëruar më arrogancën perëndimore. Por përtej kësaj, ai sapo e ka konfirmuar këtë në diskursin përmes së cilit ai jep lajmin e eliminimit të Bin Ladenit.

Por kjo nuk do të mjaftonte. Shihet se rinia e disa popujve arabë është ngritur kundër tiranëve, si të ishte duke zgjeruar deklaratat e Obamës, pa pyetur nëse revolucioni është anti-perëndimor apo jo, dhe pa e vrarë mendjen nëse reevolucioni do u shërbejë apo jo interesave  amerikane. Kjo rini luftoi dhe lufton për lirinë e saj dhe për dinjitetin e saj pa i quajtur as perëndimore e as islamike këto dy vlera progresiste dhe demokratike. Bin Laden do të jetë gjithnjë e më pak heroi i saj krahasuar me islamistët tunizianë dhe Vëllezërit Muslimanë të Egjiptit, që kanë ndjerë detyrimin për të reformuar pogramet e tyre dhe për t’iu bashkuar parimeve themelore të demokracisë.

Kjo fitore e Obamës përforcon pa dyshim hegjemoninë amerikane, por ajo dobëson gjithashtu në masë të konsiderueshme të gjithë ideologjitë e një islami radikal dhe religjioziteti fanatik. Dhe ajo triumfon mbi dyshimet që ne mund të kemi kundrejt mundësisë për t’i luftuar despotët muslimanë me frikën se kjo luftë mund të shfaqet edhe një herë si një manifestim i imperializmit.

Përktheu: nacionalizmidhedemonëtëtjerë

This entry was posted in Përkthime, Religjion, Të përzgjedhura nga shtypi botëror and tagged , . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s