Xhihadizmi nuk arriti asnjë nga objektivat e tij

Olivier Roy, Le Nouvel Observateur, 5 maj

Le Nouvel Observateur: A do ta ndikojë vdekja e Bin Ladenit islamin politik në botë?

Olivier Roy: Bin Laden nuk ka lidhje me islamin politik, shembull i goditur i të cilit do të ishin regjimi iranian ose Vëllezërit Muslimanë, me të cilët ai nuk kishte marrëdhënie dhe aq më pak aleanca. Al-Kaeda që përmblidhet me fjalën terrorizëm, nuk përfaqëson një opsion politik. Ajo ka disi imazhin e anarshistëve të fund-shekullit XIX që, pavarësisht gjithë atentateve të tyre, asnjëherë nuk arritën ta merrnin pushtetin. Për më tepër vlen përkufizimi që u bëri Lenini: Ata nuk përfaqësonin një lëvizje të masave.

Le Nouvel Observateur: Ju ishit ndër të parët që deklaruat se islami politik «ka vdekur» si alternativë politike dhe… ja ku patëm pas kësaj 11 shtatorin 2001.

Olivier Roy: 11 Shtatori është saktësisht pasojë e disfatës së islamit politik, pikërisht si grupi Baader-Meinhof është pasojë e disfatës së Majit 1968. Në fillim ka vërtetë një lëvizje të madhe politike masash. Por ajo ngec, gjë që shtyn një grup të vogël të radikalizuar të braktisë veprimin e masave dhe të lançohet në një strategji terroriste  pa përfundime politike.

Le Nouvel Observateur: Në të kundërt të Fraksionit Ushtria e Kuqe, Bin Laden ia doli të paktën gjatë një kohe të kishte një lloj përkrahje në botën muslimane.

Olivier Roy: Mbase në planin “simbolik”. Por praktikisht, xhihadizmi mbeti marxhinal në botën muslimane, ku nuk mundi të ngulej. Ai u dëbua nga Iraku prej irakenëve, ai u zbraps në Avganistan dhe mund të thuhet se askund nuk ka një bazë. Në fakt, nuk është tjetër vetëm se një bandë rebelësh në kërkim të një kauze, heronj të BD, që bëjnë “bau bau” para se t’ia mbathin. Fakti se amerikanët ia kanë dalë që ta gjejnë Bin Ladenin provon për më tepër se organizata, në humbje të gjallërisë e duke iu marrë fryma, e kishte të pamundur të siguronte sigurinë e shefit të saj. Duket sikur Bin Laden ishte rrasur së fundmi në këtë cep të Pakistanit dhe se nuk mund të qarkullonte më.

Le Nouvel Observateur: Xhihadistat gjithësesi kanë shkaktuar dëme të mëdha dhe mund të shkaktojnë akoma.

Olivier Roy: E sigurtë që po. Ata janë të aftë të vendosin bomba dhe të botojnë komunikata. Duke qenë se amerikanët e zhdukën trupin e Bin Ladenit, mbase ka gjasa të përjetojmë një valë tjetër atentatesh që synojnë të “provojnë” se ai nuk ka vdekur. Nëse atentati i Marakeshit do të kishte ndodhur sot dhe jo të enjten e kaluar, do prireshim t’ia atribuonim kësaj.

Le Nouvel Observateur: Cila është prognoza juaj mbi evolucionin e xhihadizmit ndërkombëtar?

Olivier Roy: Nuk arriti asnjë nga objektivat e tij: nuk bëri të tërhiqet asnjë tiran arab – atë që popujt arritën ta bëjnë – as nuk i dëboi izraelitët nga Palestina. Lëvizja, në fakt, është duke u zhdukur që nga 11 Shtatori 2001. Mund të na bëjë akoma të flasim mbi të, mund akoma të shqetësojë Amerikën dhe aletatët e saj, por nuk mund më të jetë në qendër të zhvillimeve në botën islamike.

Le Nouvel Observateur: Dhe Vëllezërit Muslimanë?

Olivier Roy: Do t’u duhet të zgjedhin midis Ergoganit dhe talibanëve. Shihet, për shembull, se Ganuki në Tunizi ka zgjedhur opsionin e parë: ka hequr dorë nga sheriati dhe ka vendosur të luajë lojën e demokracisë. Në Marok, në Kuvajt, në Jordani, prej kohësh janë në rrugën parlamentare. Në Siri, janë nën trazirat e një lëvizje civile që nuk i detyrohet për asgjë xhihadit. Në Egjipt, ka një frakturë midis gjeneratash që është më e dukshme: nëse gardës së vjetër i dhemb “avancimi” i këtyre zhvillimeve, të rinjtë i kanë këmbët ngulur në botën moderne dhe demokratike.

Përktheu: nacionalizmidhedemonëtëtjerë

This entry was posted in Intervista, Përkthime, Religjion, Të përzgjedhura nga shtypi botëror and tagged , , , . Bookmark the permalink.

One Response to Xhihadizmi nuk arriti asnjë nga objektivat e tij

  1. Ch says:

    Jo Ganuki po Ganushi (Ganouchi tejshkruhet frengjisht)

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s